Një 14-vjeçar ka vdekur të dielën në një vetaksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Grikoc të Suharekës.
Policia përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se vetura e cila ishte duke u drejtuar nga një i mitur ka shkaktuar vetaksident, ku ka mbetur i vdekur 14-vjeçari dhe një person tjetër po ashtu i moshës së mitur ka pësuar lëndime të rënda, transmeton Reporteri.net.
“Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima i mitur mashkull kosovar, kurse lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe pasagjeri i mitur mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, prokurori dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.