Legjenda gjermane Lothar Matthaus ka mbajtur sot konferencë për media në Prishtinë, ku, në mesin e shumë gjëra të tjera, ka diskutuar edhe për mundësitë e Kosovës që të kualifikohet në Kampionatin Evropian 2020.
Ish-futbollisti legjendar i Kombëtares së Gjermanisë dhe Bayern Munichut, u prit në Prishtinë nga drejtuesit e “Teleperformance Deutchland” dhe nga tifozë të tij.
Gjatë kësaj vizite, ai tha edhe se përkundër që Kosova mund të marrë më pak pikë në ndeshjet kundër Republikës Çeke dhe Anglisë, prapëseprapë beson se Kosova do t’ia dalë të kualifikohet në EURO 2020.
“Kosova ka pasur disa lojë. Me Anglinë do ta ketë vështirë. Kosova e ka një skuadër që i beson njëri-tjetrit. Besoj se me Çekinë dhe me Anglinë do të ketë më pak pikë, por besoj që do t’ia dalë të kualifikohet”, është shprehur Matthaus.
Aty ai u takua edhe me lojtarët dhe nënkryetarin e klubit të Prishtinës, Afrim Muçiqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.