Amir Rrahmani është shumë afër trasnferimit te Hellas Verona.
Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, është një hap larg transferimit te Hellas Verona.
Di Marzio e quan punë të kryer transferimin e Amirit në Serie A dhe thotë se futbollisti i Kosovës do të nënshkruajë kontratë 4 vjeçare me Veronën.
“Po punohet në detajet e fundit me një kontratë prej katër vjetësh. Amir Rrahmani do të blihet përfundimisht nga Verona”, shkruan Di Marzio në faqen e tij zyrtare, transmeton Express.
Rrahmani pritet të hedhë të bardhën mbi të zezë javën tjetër.
Për mbrojtësin e Dinamo Zagrebit janë interesuar edhe Celtic dhe Standard Liege, por Verona e bindi lojtarin në shumë aspekte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.