Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka folur në lidhje me reciprocitetin e plotë ndaj Serbisë, të cilën e kishte paralajmërua muaj më parë kryeministri Albin Kurti.
Konjufca ka deklaruar se Qeveria e ka gati reciprocitetin dhe do ta vendos gjatë këtij mandati, duke theksuar se reciprociteti nuk bëhet vetëm me një nënshkrim, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Nëse doni të ja fillojmë prej reciprociteti, atëherë unë mendoj se ai është 100% i mundshëm dhe i gatshëm dhe kryeministri e ka shpjeguar se reciprociteti do të bëhet gjatë këtij mandati dhe ai nuk është një mekanizëm ku merret vendimi aty për aty me një nënshkrim“, ka thënë Konjufca në T7. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.