Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, i ka reaguar ambasadorit gjerman, Jorn Rohde pasi ai ka shpërndarë në Tëitter thirrjen e QUINT-it që serbët të lejohen të votojnë në referendumin e organizuar nga Serbia.
Zulfaj me anë të reagimit ka thënë se praktika e së kaluarës sipas tij ishte e keqe dhe ua mundësonte strukturave ilegale paralele që të operojnë lirshëm në vend, shkruan lajmi.net.
“Të gjithë serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë ose përmes postës”, ka shkruar Zulfaj.
Postimi i plotë:
Praktika e vendosur” ishte një praktikë e keqe ku strukturat e huaja ilegale janë lejuar që të operojnë lirshëm në vendin tonë. Të gjithë serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë ose përmes postës. Ju të gjithë e mbështetni sundimin e ligjit në Kosovë.
"ESTABLISHED PRACTICE" was a BAD PRACTICE where foreign illegal structures were allowed to operate freely in our country.
All Serb citizens in Kosova with dual citizenship CAN VOTE via Serb Liaison Office in Prishtina or via mail.You all support rule of law in Kosova. https://t.co/1mYY3SKvtC
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) January 14, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.