Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se sot është realizuar pagesa e pensioneve për 293 mijë e 347 përfitues.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka theksuar se shpreson se ky ndryshim u ndihmon familjeve ta shtyejnë muajin sadopak, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Sot, me sesionin e fundit bankar, është realizuar pagesa e pensioneve për 293,347 përfitues. Shpresojmë që ky ndryshim u ndihmon familjeve sadopak ta shtyjnë muajin, sidomos tani në janar, sepse shumica kanë pasur shpenzime më të larta se zakonisht për shkak të festave të fundvitit”, ka thënë Murati. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.