Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott në përkujtim të 23 vjetorit të masakrës së Reçakut në Kosovë, ka thënë 45 civilet e pafajshëm që u vranë në këtë masakër ende nuk kanë gjetur drejtësi.
“Sot në mëngjes iu bashkova përkujtimit për të nderuar dhe kujtuar viktimat e masakrës në Reçak. 23 vjet më parë, 45 civilë të pafajshëm u vranë në një dhe ende nuk kanë gjetur drejtësi. Ne nuk do të harrojmë kurrë”, ka shkruar Abbott.
Ndër masakrat më të rënda në Kosovë të kryera nga forcat serbe është masakra e 15 janarit në Reçak.
Më 15 janar 1999 kriminelët dhe paramilitarët serbë bënë një masakër makabre në popullatën civile, ku u vranë dhe masakruan 45 shqiptarë.
Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Serbia refuzon të ketë kryer masakër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.