Ndonëse kanë mbetur edhe 10 ditë deri te mbajtja e Samitit të Parisit, dështimi i tij po duket më afër sesa realizimi.
Liderët e shtetit të Kosovës po vazhdojnë të shprehen skeptikë për mbajtjen e këtij Samiti, për të cilin ende nuk i kanë bërë përgatitjet e nevojshme, njëjtë siç po shprehet edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq
Ndërsa njohës të çështjeve politike në vend thonë se edhe në rast të mbajtjes së tij nuk do të ketë rezultate konkrete.
Pas Samitit të Berlinit krerët institucionalë ishin dakorduar për takime koordinuese mes tyre për t’i unifikuar qëndrimet që do t’i shfaqin në Samitin e Parisit në fillim të korrikut, shkruan më tutje “Zëri”.
Mirëpo, përveç një takimi që kanë pasur, ata ende nuk kanë arritur kurrfarë koordinimi për këtë takim.
Së fundmi kryeparlamentari Kadri Veseli është shprehur se nëse liderët nuk i bashkojnë forcat është mirë që të mos shfaqen fare në Paris.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.