×
  • Lajme
  • Lajme

    Nervozohet deputetja Haxhiu, do t’i përzë këshilltarët e Devollit nga Kuvendi

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 13:13

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu u nervozua gjatë raportimit që Blerim Devolli po bën në Komisionin Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala.


    Ajo akuzoi këshilltarët e pronarit të Z Mobile se po tallen me deputetët e komisionit.

    Haxhiu duke i pyetur keshilltarët e Devollit se a kanë punuae ndonjëherë në qeveri, ata filluan të qeshin.

    Pas kësaj ajo i pyeti se a dëshirojnë të dalin jashtë.

    Haxhiu ka kritikuar edhe Visar Ymerin se si kryesues po i lejon ata të tallin deputetët e Komisionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!