Prokuroria e Gjilanit ka dhënë detaje shtesë në lidhje me arrestimin e të dyshuarit të katërt në lidhje me vrasjen që kishte ndodhur vitin e kaluar në Gjilan.
Prokuroria njofton se kanë arrestuar një person me inicialet L.J, pasi që dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen që kishte ndodhur më 12 shtator në një kafiteri të Gjilanit.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se ka ndaluar edhe një person, me inicialet L.J., pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 12 Shtator 2021, në Gjilan, ku me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri B.V”, thuhet në komunikatë.
“Ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
Për këtë rast, me kërkesë të prokurorisë, të pandehurit F.O., G.B. dhe I.V., gjenden nën masën e paraburgimit./Reporteri.net