Juventus, Real Madrid, PSG apo Liverpool, ku do të shkojë De Ligt?
Matthijs de Ligt i ka thënë jo Barcelonës për shkak të konkurrencës, pasi talenti 19-vjeçar dëshiron një vend startues dhe jo të jetë zëvendësues – kështu raportojnë mediat e Spanjës, që tani kanë shtyrë ekipet tjera të hidhen edhe më shumë në sulm për mbrojtësin e talentuar holandez.
Sipas “De Telegraaf”, Juventusi duket më së shumti e interesuar për 19-vjeçarin dhe madje ka bërë gati një ofertë prej 70 milionë eurove.
Raportohet se nëse transferohet në Torino, De Ligt mund të fitojë 15 deri në 20 milionë euro në sezon, pasi kjo është mënyra e vetme për ta bindur futbollistin që t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër”, për shkak edhe të çmendurisë së PSG-së, që është e gatshme që tani t’ia japë atë pagë talentit holandez.
Nuk përjashtohet mundësia që De Ligt të shkojë në Anfield te Liverpooli, Virgil van Dijk po bën të pamundurën për ta bindur bashkëkombësin që t’i bashkohet atij në Angli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.