Kryeparlamentari Glauk Konjufca është infektuar për herë të dytë me koronavirus.
Lajmin e dha sot në seancën parlamentare, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.
“Kryetari ka rezultu pozitiv me COVID-19, kështu që nuk mund të marrë pjesë në seancë. Kjo është për njoftimin tuaj, natyrisht edhe për njoftim të publikut”, tha ajo.
Kjo është hera e dytë që Konjufca preket nga Covid-19.
Në seancë u bë e ditur po ashtu se edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është infektuar me Covid-19.
Kuvendi i Kosovës po e vazhdon seancën plenare me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.