×
  • Lajme
  • Lajme

    Del nga kontrolli protesta e PSD-së, Dardan Molliqaj përplaset me policinë teksa niset drejt Qeverisë

    Reporteri
    29 Janar 2022 | 14:28

    Ka eskaluar situata në protestën që po mbahet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

    Protestuesit janë nisur drejt Qeverisë ku janë përballur me kordonin e policisë së ndodhej aty.

    Ata po kërkojnë që të kalojnë shkallët e Qeverisë, por nuk janë lejuar nga Policia, shkruan Reporteri.net.

    Qytetarët janë duke bërë rezistencë, duke tentuar të afrohen te shkallët e Qeverisë.

    Aty është parë edhe kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili është përplasur me policinë duke tentuar të futet brenda objektit të Qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!