×
  • Lajme
  • Lajme

    Statistikat tregojnë nëse femrat apo meshkujt jetojnë më gjatë në Kosovë

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 13:38

    Kosova është shteti më i ri në Evropë. Përkundër që nuk është shtet i vogël, ka qenë mjaft i përfolur.


    Drejtoria e Përgjithshme e Statistikave në Komisionin Evropianë, ‘Eurostat’ ka publikuar disa të dhëna rreth Kosovës.

    Sipas këtyre statistikave, del që femrat në Kosovë jetojnë më gjatë se meshkujt.

    Mosha mesatare e jetëgjatësisë së një femre në Kosovë është 81.6 vjetë, ndërsa e meshkujve është 75.9 vjet.

    25 përqind e popullsisë së Kosovës është nën moshën 15 vjet, shkruan Indeksonline

    Duke i krahasuar këto statistika, femrat në Kosovë jetojnë më së gjati në Ballkanin Perëndimor.

    ‘GDP’ në Kosovë për kokë-banori është 3600 euro që është më e vogla në Ballkan. Shqipëria ‘GDP’ për kokë-banori e ka 4000 euro.

    Vendi me ‘GDP’ më të madhe për kokë-banori në Ballkanin Perëndimor është Mali i Zi, 6900 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!