Një çift të moshuarish në Borsh kanë gjetur vdekjen ndërsa banesa e tyre është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Viktimat janë Rrapo dhe Savete Cika.
“Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia S. C., 71 vjeçe” njofton policia.
Fillimisht u raportua se të moshuarit kanë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë nga gazi por policia thotë se “dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike”.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.