Shtohet misteri për ngjarjen e rëndë në Vlorë. 46-vjeçari Altin Alikaj që u gjet sot i pajetë në banesën e tij në Vlorë, dyshohet se është vrarë.
Abcnews.al raporton se dyshohet se Alikaj është goditur me sëpatë në kokë. Viktima ka një plag ë në kokë dhe po ekzaminohet në morg.
Burimet flasin për një plan të frikshëm. Dyshohet se është ulur automati i dritave dhe janë helmuar edhe qentë e komshinjve për të mos bërë zhurmë.
46-vjeçari dyshohet se ndodhej i vrarë në shtëpi prej disa ditësh. Ai njihet si përdorues droge. Policia e Vlorës njoftoi ditën e sotme se trupi i pajetë i Alikajt u gjet nga nëna e tij në lagjen 24 Maji. 46-vjeçari ishte shpallur i humbur prej 8 ditësh, që nga 11 Shkurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.