×
  • Lajme
  • Lajme

    “Këtu jam”, Qazim Osmani lajmërohet në Facebook pas arrestimit të vëllait, përshëndetet nga Shkëlzen Jetishi

    Reporteri
    20 Shkurt 2022 | 22:19

    Një nga rrjetet më aktive të kontrabandës së kokainës në Evropë, i organizuar nga mafia shqiptare, e njohur si ‘Klani Osmani’ u kap në një aksion të madh ndërkombëtar.

    Bashkim Osmani, vëllai i Qazim Osmanit i njohur si Felixi, është arrestuar në Gjermani.

    Pas arrestimit të Bashkim Osmanit, përmes Facebookut është lajmëruar Qazim Osmani i njohur si Felixi, duke shkruar “Këtu jam”.

    E në postimin e tij e ka përshëndetur këngëtari i njohur Shkëlzen Jetishi duke i thënë “Përshëndetje miku”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas mediave gjermane, gjiganti mafioz i Hamburgut, është ndër të dyshuarit kryesorë që akuzohen për trafik droge të llojit kokainë dhe pastrim parash, në përmasa shumë të mëdha.

    Arrestimi i Osmanit u krye me bashkëpunim të hetuesve të Hamburgut dhe Mallorkas, gjithashtu me ndihmën e FBI-së.

    Qazim Osmani njihet si biznesmen që afarizmin e tij e ka të shtrirë në vende të ndryshme të Ballkanit dhe në Evropë, si dhe është përfolur për lidhjet e tij me këngëtare dhe moderatore serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!