Gjykata ka dënuar me 17 vjet burgim biznesmenin italian Francesco Bechettin pasi trupa gjyqësore ka vërtetuar se ai kishte ngritur një një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.
Bechetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Biznesmeni ndodhet jashtë Shqipërisë prej disa vitesh, ndërsa ka fituar edhe një çështje gjyqësore për shkak të mbylljes së televizionit “Agon Channel”.
Në 21 dhjetor 2021, prokuroria dërgoi dosjen e tij në gjykatë duke kërkuar prej saj 20 vjet burgim për Bechettin si edhe bashkëpunëtorin e tij Mauro de Renzis. Pas vlerësimit të provave në dosjen e prokurorisë, gjykata vlerësoi se Bechetti duhej dënuar me 17 vjet burgim, kurse de Renzi me 16 vjet.
Gjykata dha edhe 8 vjet burgim për Liliana Condomittin, e cila akuzohet për “Pastrimi i produkteve të veprës apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. 8 vjet ka qenë edhe pretenca e prokurorisë për Condomittin. Erjona Troplini është dënuar po ashtu me 8 vjet burgim, kurse Stavri Peçi dhe Fetah Dervishi u dënuan me shërbim prove.
Çështja e Shqipërisë kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti e ka zanafillën në vitin 2015, me mbylljen e televizionit Agon Channel dhe hapjen e procedimit penal ndaj tij me akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.
Becchetti kundërshtoi akuzat dhe u shpreh se e gjithë çështja ndaj tij ishte e motivuar politikish. Ai hapi çështje kundër Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke fituar në ty dy shkallët e gjykimit.
Dënimet:
Francesco Bechetti- 17 vjet burgim
Mauro De Renzis- 16 vjet burgim
Liliana Condomitti- 8 vjet burgim
Erjona Troplini-8 vjet burgim
Stavri Peci- 2 vjet, pezullim në shërbim prove
Fetah Dervishi- 3 vjet burgim, pezullim në shërbim prove.