×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vuante nga sëmundja e elefantizmit, 38-vjeçarja nga Vlora varroset me vinç dhe pa arkivol

    Reporteri
    26 Shkurt 2022 | 11:56

    Blerina Rrapushi është 38-vjeçarja nga Vlora e cila vuante nga sëmundja e rëndë elefantizmit.

    Ajo luftoi me forcë për të mposhtur këtë sëmundje të rëndë, por nuk ia doli dot, pasi mbrëmjen e 24 shkurtit, Blerina ndërroi jetë në banesën e saj.

    E ndjera është përcjellë për në banesën e fundit, ndërsa pikëlluese është fakti se për varrosjen e 38-vjeçares është përdorur një vinç.

    I rëndë është fakti që ajo nuk është vendosur brenda një arkivoli, por vetëm e mbështjellë me një çarçaf të bardhë. Blerina peshonte 450 kg dhe prej 4 vitesh nuk kishte lëvizur nga shtëpia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!