Sheqerim Ahmedi, i njohur si “El-Cheka” pas publikimit të përgjimeve të shumta të funksionarëve të BDI-së, dje publikoi një video për të cilën thotë se është momenti i vrasjes së Xhemail Rexhepi i njohur si Komandant Shqiponja nga Kumanova.
Megjithatë, disa minuta pas publikimit të videos në faqen e tij të Facebook-ut, profili i “El-Cheka” është mbyllur. Por, jo edhe pamjet. Pasi Gazeta Online “Reporteri.net” i ka ruajtur ato.
Pamjet në fjalë, mund t’i ndiqeni në videon e mëposhtme.
“El-Cheka-s” disa herë me radhë i janë mbyllur profilet dhe faqet që hapte në Facebook, me qëllim që ta ndalojnë nga publikimi i përgjimeve të funksionarëve të BDI-së që ai i posedon.
Ndaj tij është ngritur edhe padi nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, për posedim dhe publikim të paligjshëm të materialeve të përgjuara.
Ndërsa sa i përket vrasjes Komandant Shqiponjës. ngjarja ka ndodhur më 23 korrik të vitit 2015 në Kumanovë gjatë garës për kryetar të BDI-së, ndodhi një incident, ku si pasojë u plagos pretendenti kryesor për kryetar dege Xhemail Rexhepi i cili më pas nuk u mbijetoi dot plagëve.
Incidenti ka ndodhur në një lokal afër fakultetit të USHT-së në Kumanovë, ku Rexhepi është dashur të takohet me Bajram Limanin, që të koordinohen lidhur me zgjedhjen e kryetarit.
Ndryshe, Limani është i dyshuari kryesor për vrasjen e Rexhepit, derisa ai pati thënë se ishte në vetëmbrojtje.