Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka komentuar mandatimin e Dritan Abazoviqit në krye të qeverisë së Malit të Zi.
Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se në këto kohë të vështira, kur Ukraina po përballet me agresionin rus dhe Perëndimi me sulm ndaj demokracisë, shqiptarët në rajon duhet tash më shumë se kurrë të jenë të bashkuar për sigurinë e përbashkët të rajonit dhe kundër autokratëve të tillë si Putini.
“Një kryeministër shqiptar në krye të Malit të Zi! ? Në këto kohë të vështira, kur Ukraina po përballet me agresionin rus dhe Perëndimi me sulm ndaj demokracisë, shqiptarët në rajon duhet tash më shumë se kurrë të jenë të bashkuar për sigurinë e përbashkët të rajonit dhe kundër autokratëve të tillë si Putini. Miqtë e mi, deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, duhet të japin votën e tyre për Dritan Abazoviqin dhe t’i japin fund ndikimit rus e forcave të errëta të shovenizmit të mykur serb. ??????”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.