×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti Seedorf bëhet mysliman

    Reporteri
    05 Mars 2022 | 11:11

    Ish-futbollisti i njohur, Clarence Seedorf, është konvertuar në mysliman.

    Kështu ka bërë të ditur vetë Seedorf, i cili tha se për këtë meritat i ka gruaja e tij, Sophia Makramati.

    “Një falënderim të veçantë për të gjithë mesazhet e mira për të gjithë ata që më kanë uruar, pasi i jam bashkuar familjes myslimane. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur t’u bashkohem të gjithë vëllezërve dhe motrave në të gjithë botën, sidomos të dashurës sime Sophia, e cila më ka mësuar më shumë dhe më thellë rreth rëndësisë së Islamit”, ka shkruar Seedorf.

    Ai më tej tha se nuk e ka ndërruar emrin dhe do të vazhdojë ta mbajë emrin, me të cilin e kanë pagëzuar prindërit e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!