×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri ukrainas: Vështirë të besohet se OKB-ja mund të vendosë censurë të ngjashme me të Kremlinit

    Reporteri
    08 Mars 2022 | 17:16

    Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, po e ka të vështirë të besojë se Organizata e Kombeve të Bashkuara po aplikon censurë të ngjashme me atë të Kremlinit brenda Rusisë, duke ndaluar përdorimin e fjalëve “luftë” dhe “pushtim”.

    Në mediume ka qarkulluar lajmi se Kombet e Bashkuara u kanë thënë stafit të mos përdorin fjalë luftë dhe pushtim kur flitet për Ukrainën.

    Mirëpo, ky lajm është përgënjeshtruar nga OKB-ja.

    “Është e vështirë të besohet se OKB-ja mund të vendosë censurën e ngjashme me atë të Kremlinit brenda Rusisë, duke ndaluar përdorimin e fjalëve ‘luftë’ dhe ‘pushtim’ në mesin e stafit të OKB-së. I bëjë thirrje OKB-së që menjëherë të përgënjeshtrojë këto raporte nëse janë false. Reputacioni i OKB-së është në pyetje”, ka shkruar Kuleba në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!