Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka hequr dorë nga roli i saj si nënkryetare e kësaj force politike.
Sipas saj, PD është në ditët më të vështira dhe traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse kryetari, Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.
“Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të japë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputetë, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike”.
Një ditë më parë, Duma tha se Basha, prej 24 orësh, është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyme nga frëngjitë e betejave të pahumbura po i bëj të qartë vetëm një pjesë të gjësë”.
Për më tepër, ajo shtoi se Basha ka futur në parti edhe njerëz, të cilët dikur kandidonin me logo partish të tjera dhe thekson se kryetarët e degëve, nuk janë pyetur për vendimmarrjet e kandidimeve në zgjedhjet e pjesshme.