×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I ikën tmerrit të luftës, strehohet familja e parë ukrainase në Tiranë

    Reporteri
    13 Mars 2022 | 19:07

    Familja e parë nga Ukraina është strehuar në Tiranë. Lajmi është dhënë nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila shkruan se ata ndodhen të strehuar në një fermë shqiptare në Laknas.

    “Ikur nga tmerri i luftës, familja e parë nga Ukraina mbërrin në Tiranë! Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen!” shkruan Spiropali.

    Në një kohë që Ukrainë prej 18 ditësh është nën bombardimet ruse janë mbin 2 milionë refugjatë që janë larguar nga vendi për t’i shpëtuar luftës. Ndërsa numri i civilëve dhe fëmijëve ukrainas të vrarë nga bombardimet janë me mijëra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!