×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Babai plagos me thikë djalin e tij në Berat

    Reporteri
    21 Mars 2022 | 17:51

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, këtë të hënë, në Berat, ku babai ka plagosur me thikë djalin e tij.

    Policia bën të ditur se, për motive të dobëta, shtetasi me iniciale R.Sh., 66 vjeç, ka goditur me thikë në trup djalin e tij shtetasin A.Sh., 32 vjeç, raporton A2CNN.

    Fillimisht, 32-vjeçari u dërgua në spitalin e Beratit, ndërsa mësohet se më pas është nisur për në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

    Ndërkohë, policia vuri në pranga 66-vjeçarin dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!