×
  • Sport
  • Sport

    Jep dorëheqje nga FFK miku i legjendës Fadil Vokrri

    Reporteri
    21 Mars 2022 | 18:30

    Ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, afaristi i suksesshëm nga Kosova që jeton dhe vepron në Zvicër, Flamur Bunjaku.

    Bunjaku ka qenë miku i legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, derisa dha kontribut për pranimin e Kosovës në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit siç janë UEFA e FIFA.

    Bunjaku ka qenë që nga viti 2016 pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

    Gazeta Olle ka mësuar se Flamur Bunjaku ka dhënë dorëheqje të parevokushme nga pozita si anëtar i KE të FFK-së, teksa ka postuar letrën e Bunjakut drejtuar Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!