×
  • Lajme
  • Botë

    Afganët e strehuar në Shqipëri mbërrijnë në SHBA, Blinken: Faleminderit popullit shqiptar për mbështetjen

    Reporteri
    22 Mars 2022 | 23:59

    Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar se afganët e nisur nga Shqipëria, të cilët u strehuan atje, kanë arritur në SHBA, në shtëpinë e tyre të re.

    Në një postim në Twitter, Blinken falenderon Shqipërinë dhe ministren Olta Xhaçka për mikpritjen e afganëve.

    “I lumtur të ndaj që 212 afganë mbërritën këtë mëngjes nga Shqipëria në SHBA, në shtëpinë e tyre të re. Për fqinjët tanë më të rinj: Ju mirëpresim dhe ju urojmë më të mirat në këtë kapitull të ri. Një falënderim i veçantë për ministren Olta Xhaçka dhe popullit shqiptar për pritjen e mysafirëve afganë”, shkruan Blinken.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!