Këngëtari i njohur italian, Albano Carrisi apo siç njihet me emrin e artit Al Bano ka hedhur në gjyq shtetin e Ukrainës pasi u përfshi në listën e zezë të këtij shteti.
Al Bano-s iu ndalu hyrja në Ukrainë pasi ai u konsiderua si kërcënim për sigurinë kombëtare. Pas këtij veprimi nga Ukraina këngëtari ka vendosur që çështjen ta çojë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasbourg.
Me anë të avokatit të tij, Cristiano Magaletti, këngëtari kërkon që ministri i Punëve të jashtme të Ukrainës ta heqë nga lista e zezë si dhe të dëmshpërblehet për veprimin e marrë ndaj tij. Shumën që do të marrë Al Bano dëshiron që ta dhurojë për bamirësi, trasnmeton shqiptarja.com.
Në një deklaratë avokati, Magaletti ka dekalruar se lajmi nuk duhet të lihet të kalohet lehtë.
“Ne nuk do të ndalemi: do të shkojmë në Strasburg, sepse kjo mund të bëhet një precedent i rrezikshëm. Al Bano është qytetar i botës dhe mik i të gjithëve, ai duhet të jetë i lirë të shkojë në Ukrainë. Ata kanë sulmuar padrejtësisht simbolin e këngës italiane “, thotë Cristiano Magaletti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.