Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se në takimin e fundit ishte hera e parë që s’u pajtuan me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe do ta kërkojnë edhe një takim me të.
Rakiq në fjalimin e tij gjatë protestës tha se kishin vendosur të largoheshin nga institucionet e Kosovës, por se presidenti serb i ndaloi ta bënin një gjë të tillë, shkruan Reporteri.net.
Ai ndër të tjera tha se do të kërkojnë një takim tjetër me Vuçiqin.
“Pas takimit me Vuçiqin për herë të parë mbase nuk arritur marrëveshje të përbashkët. Edhe pse i besojmë vetëm atij, nga ajo mbledhje kemi dalë pa marrëveshje. Ne kërkuam të largoheshim nga institucionet e Kosovës, Vuçiq na tha të mos e bënim.
Ne nuk jemi ata qëshkelim marrëveshjen e Brukselit, Kurti po e bën. Do të rrimë me popullin tonë dhe do ta mbështesim. Kryetar Vuçiq ju lusim ndikoni në BE dhe bashkësinë ndërkombëtare, nuk jemi të frikësuar, jemi në vendin tonë dhe do të rrimë këtu”, tha Rakiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.