×
  • Sport
  • Sport

    Messi jep sinjale për pensionim nga futbolli

    Reporteri
    27 Mars 2022 | 12:08

    Lionel Messi ka dhënë sinjale për një pensionim të tij të mundshëm pas Kupës së Botës e cila do të mbahet këtë vit, në Katar, transmeton Reporteri.net.

    Ylli argjentinas tha se nuk është i sigurt për të ardhmen e tij dhe do të ketë shumë për të marrë parasysh pas Kupës së Botës.

    Sulmuesi argjentinas e udhëhoqi Argjentinën drejt trofeut të saj të parë të madh ndërkombëtar vitin e kaluar duke fituar titullin e Copa America, një trofe i cili i hapi rrugë atij për të fituar çmimin e Topit të Artë.

    E, një sezon për të ka qenë një sezon i vështirë, pasi ka pasur vështirësi që kur iu bashkua Paris Saint-Germain nga Barcelona.

    I pyetur se çfarë do të ketë e ardhmja e tij pas fitores 3-0 të ekipit të tij kundër Venezuelës, Messi u tha gazetarëve: “Unë me të vërtetë nuk e di. Mendoj për atë që po vjen, e cila është shumë afër, [ndeshja kualifikuese kundër] Ekuadorit, ndeshjet përgatitore në qershor dhe shtator”.

    “Pas Kupës së Botës do të më duhet të rimendoj shumë gjëra, nëse do të shkojnë mirë apo keq. Këtu është një grup i mrekullueshëm. Njerëzit më duan shumë dhe çdo ditë më tregojnë më shumë dashuri. Jam shumë mirënjohës. Më bën mirë sa herë vij në Argjentinë. Pas fitores së Kupës së Amerikës, shumë më tepër”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!