×
  • Sport
  • Sport

    Pas 36 vitesh, Kanada rikthehet në Kupën e Botës

    Reporteri
    28 Mars 2022 | 13:39

    Këtë të diel, Kanada mposhti Xhamajkën me rezultat 4-0, rrjedhimisht arriti të sigurojë një vend në Kupën e Botës 2022, që të do të zhvillohet këtë vit në Katar.

    Për Kanadanë, kjo është pjesëmarrja e parë në Kupën e Botës që prej vitit të largët 1986, dhe e dyta në histori pasi më parë ishte pjesëmarrëse edhe në Kupën e Botës në Meksikë.

    Cyle Larin, e hapi serinë e golave për Kanadanë në minutën e 13-të. Epërsinë e dyfishoi Tajon Buchanan në minutën e 44-të.

    Ndërsa dy golat e fundit u shënuan në fund të ndeshjes, në minutën e 83 Hoilet e trefishoi rezultatin, teksa dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Marriappa realizoi autogol.

    Në xhiron e fundit të kualifikimeve të Concacaf për Katar 2022, që do të luhen këtë të mërkurë, më 30 mars, skuadra kanadeze do të vizitojë Panamanë ndërsa Xhamajka do të presë Hondurasin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!