Ditë më parë gazeta prestigjioze italiane, “Tuttosport” kishte raportuar për një rikthim të një ideje të krijimit së Superligës Evropiane, por një gjë të tillë e ka mohuar së fundmi Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, transmeton Reporteri.net.
Sipas Al Khelaifi futbolli evropian nuk është në rrezik të tillë. Ai hapi Asamblenë e Shoqatës së Klubeve të hënën teksa foli për disa mënyra të UEFA-s lidhur me të ardhmen e futbollit, duke u veçuar tek qëndrueshmëria financiare.
“Ne kemi parë një rritje të mahnitshme prej 39 për qind në vlerën e parashikuar komerciale të garave të klubeve të UEFA-s për meshkuj për ciklin pas 2024-ës.
Ndërsa ne akoma duhet të eksplorojmë të ardhura shtesë të pashfrytëzuara së bashku, kjo është një rritje historike e të ardhurave.
Kjo marrëveshje dëshmon gjithashtu se dyshuesit e modelit të futbollit evropian ishin të gabuar, më shumë ndikim dhe më shumë pasuri për klubet, mbaj mend disa njerëz që u përpoqën të shkatërronin sistemin për një pjesë të këtyre gjërave vitin e kaluar”, tha Al Khelaifi në fjalimin e tij.
Al Khelaifi iu referua ofertës së përbashkët të UEFA-s dhe ECA-s për të shitur të drejtat tregtare partnerëve të marketingut si diçka që i dha formë futbollit evropian.
“Ai përfaqësonte një ndryshim tektonik në rolin që klubet luajnë tani në vendimet që formësojnë futbollin evropian”, shtoi ai.
“Është një model i ri qeverisjeje progresive për futbollin evropian me klubet që përcaktojnë fatin e tyre në partneritet me UEFA-n”.