Deputeti Milaim Zeka, sot e prezantoi partinë e tij me emër Partia Euroatlantike e Kosovës.
Zeka në fjalimin e tij ndër të tjera ka thënë në rast se partia e tij vjen në pushtet do ta themelojë bankën nacionale “Mërgata Shqiptare”, ngase sipas tij janë mërgimtarët ata që gjithmonë e kanë mbajtur gjallë Kosovën, shkruan Reporteri.net.
“Ne do të themelojmë Bankën Nacionale me “Mërgata Shqiptare”. Do t’i ftojmë mërgatën me investu me zero taksë në Kosovë. Neve na intereson mërgata me ardhë me hapë vetëm vende pune sepse shpërngulja e shqiptarëve sot është shumë më e madhe se në kohën e Millosheviqit. Prandaj, kush janë shpëtimtarët e Kosovës? Janë mërgimtarët tanë, ata që e mbajtën gjallë arsimin, që e hapën 3 përqindëshin, për Vendlindja Thërret, për Nënën Terezë. Ata duhet të rikthehen dhe ta shpëtojnë Kosovën”, është shprehur Zeka. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.