Ka përfunduar votimi në Oslo mbi anëtarësimin e Kosovës në Eurovizion në Asamblenë e Përgjithshme të EBU (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve).
Ndryshimet e statusit të EBU-së që do ta ndihmonin Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), të bëhet anëtar në këtë organizatë kanë dështuar.
Një shtet duhet të jetë pjesë e ITU (Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit) për tu bërë pjesë e EBU-së.
Para fillimit të votimit, 17 vende, duke përfshirë Greqinë, Qipron, Spanjën dhe Serbinë bënë thirrje për një votim të fshehtë dhe kjo kërkesë është pranuar. Nga 1186 votues, 673 votuan kundër, 400 pro dhe 113 abstenuan.
Kështu që duhet të presim akoma për ta parë Kosovën të bëj debutimin e saj në Eurovision.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.