×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia ndalon një biznesmen në Dibër

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 22:03

    Policia e Dibrës ka ndaluar një biznesmen në lokalin e tij. Bëhet fjalë për shtetasin Bilbil Gjura, i cili dyshohet si i përfshirë në përplasjen me forcat speciale në orët e para të mëngjesit.


    Ndalimi i biznesmenit është bërë në qendër të qytetit, duke terrorizuar të gjithë klientet që ndodheshin në lokal.

    Po ashtu është goditur dhe gazetari i RTV Ora Arjan Zefi, ndërsa raportohet se i është thyer edhe celulari një personi në tentative për të filmuar.

    Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!