Protestuesit e opozitës së bashkuar po protestojnë sot në disa qendra votimit në Tiranë.
Fillimisht ata janë paraqitur pranë Shkollës së Baletit me pankarta nëpër duar dhe vuvuzela, duke bërë thirrje për bojkot. Më pas janë spostuar drejt Parlamentit, për të vijuar drejt shkollës “Fan Noli”. Protestuesit do të shkojnë tek të gjitha qendrat e votimit të njësisë numër 8., për të kundërshtuar zgjedhjet lokale.
Po ashtu një grup qytetarësh përballë gjimnazit “Partizani” me klarinetë e firzamonikë improvizojnë me ironi kohën e votimeve në komunizëm kur për të votuar ishte vetëm një kandidat. Më pas vijuan drejt Shkollës së Kuqe.
Ndërsa protesta ka pasur edhe nga një grup tjetër qytetarësh pranë qendrës së votimt të vendosur te shkolla ‘Kushtrimi i Lirisë’ në Tiranë.
Qytetarët i konsiderojnë këto zgjedhje monistem një partiake.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.