×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Paloka publikon videon: Rama kapet me zë e figurë duke blerë vota

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 10:29

    Partia Demokratike hedh akuza ndaj Partisë Socialiste për blerje votash.


    Ish-deputeti Edi Paloka nëpërmjet një deklarate për mediet u shpreh se është dokumentuar me zë dhe figurë blerja e votës, edhe kur Edi Rama është i vetëm në votime.

    Sot në Shqipëri janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale ku nga gjithsejtë 61 komuna në 21 prej tyre është vetëm një kandidat për kryetar pasi që opozita ka bojkotuar këto zgjedhje.

    Në disa komuna zgjedhjet janë kudërshtuar me protesta paqësore, kryesisht në disa vend votime në Tiranë.

    Ndërsa sa i përketë blerjeve të votave, në fillim të këtij viti, opozita pretendoi se votimi ishte “blerë” në zgjedhjet e kaluara.

    Gazeta gjermane Bild ka publikuar biseda telefonike të përgjuara që opozita thotë se provon akuzat e tyre. Ndërsa Rama ka hedhur në gjyq në një gjykatë gjermane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!