×
  • Lajme
  • Lajme

    Mosmarrëveshje rreth pronës, kosovari rreh serbin në Fushë-Kosovë

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 12:19

    Një rrahje ka ndodhur dje në Fushë-Kosovë mes një kosovari dhe një serbi. Konflikti ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjes rreth një prone, njofton policia.

    Serbi ka pësuar lëndime trupore ndërsa kosovari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    Te i dyshuari është gjetur edhe një armë me karikatorë dhe 13 fishekë.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Fushë Kosovë 29.06.2019-17:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull-Serb shtetas i Serbisë me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor gjatë kontrollit në trupin e të dyshuarit ka gjetë dhe konfiskuar një armë me një karikatorë dhe 13 fishekë. Lidhur me rastin janë intervistuar edhe katër persona meshkuj K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!