×
  • Lajme
  • Lajme

    Huqja e Sali Berishës: Ra në kurthin e militantëve të tij

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 12:53

    Derisa po mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri, të cilat opozita po i bojkoton, strukturat dhe militantët e Partisë Demokratike janë angazhuar me aksione të ndryshme, edhe simbolike, për t’i penguar ato.


    Ish-lideri i PD’së, Sali Berisha ka bërë një postim për të cilin pretendon se është aksion i Partisë Socialiste, për të joshur votuesit, duke iu dhënë atyre miell në këmbim të votës. Por, në këtë rast, Berisha ka rënë në lajthitje, pasi aksioni ku shihet një furgon me mbishkrime të socialistëve, në fakt është një aksion simbolik i aktivistëve të PD’së.

    Ky aksion kishte për qëllim të jap mesazhin se kinse qeveria po jepte gjëra me vlerë në këmbim të votës.

    Vetë PD kishin paralajmëruar se kjo ishte një parodi.

    Ngjarja bëhet e ditur të ketë ndodhur në qytetin e Fierit. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!