×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti me shi dhe vranët

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 20:42

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

    Në komunikatën dhënë për media, tregohet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

    Komunikata e IHMK:

    Parashikimi i Moti për ditën e diele (17 prill 2022)!

    Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta malore parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me borë. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj dukshëm në rënien e temperaturave, kryesisht të atyre maksimaleve për 8-10 gradë Celsius.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius., ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!