Skuadra e Interit është duke vazhduar ëndrrën e tyre për t’u bërë kampion i Italisë në Serie A, shkruan Reporteri.net.
Nerazzurrët e kanë mbyllur mjaft mirë pjesën e parë në ndeshjen ndaj Romës, ku janë në avantazh të dyfishtë.
Fillimisht ishte Denzel Dumfries ai i cili dërgoi skuadrën vendase në avantazh, ku në minutën e 30-të realizoi gol të bukur.
Ndërkaq, fiks 10 minuta më vonë këtë epërsi e dyfishoi mesfushori i njohur si “bomber”, Marcelo Brozovic.
Rezultati aktual është 2-0 në favor të Interit.
Duke fituar këtë ndeshje, Interi vendoset në krye të tabelës të Serie A.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.