×
  • Sport
  • Sport

    Jesus nën vëzhgimin e drejtuesve të Arsenalit

    Reporteri
    23 Prill 2022 | 19:02

    Drejtuesit e Arsenalit janë duke punuar për një marrëveshje të mundshme për sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus, sipas The Athletic, përcjell Reporteri.net.

    Dy klubet nuk kanë folur ende drejtpërdrejt, por drejtori teknik i Topçinjve, Edu ka negociuar kushtet me përfaqësuesit e sulmuesit brazilian gjatë muajve të fundit.

    Jesus është i hapur për t’u bashkuar me Arsenalin për shkak të mungesës së minutave të rregullta nën drejtimin e Pep Guardiolës në Etihad Stadium.

    Vlen të përmendet se Jesus ka shënuar katër gola sot ndaj Watfordit, në fitoren e thellë të City me rezultat përfundimtar 5-1.

    Ndërkaq, edhe skuadra e Arsenalit ka triumfuar ndaj Manchester United me rezultat përfundimtar 3-1.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!