Lojtari argjentinas, me famë botërore, Lionel Messi i cili është i martuar me Antonella Roccuzzo thuhej se kishin qenë të dashuruar që nga fëmijëria, por një gjë e tillë duket se nuk është e vërtetë, shkruan Reporteri.net.
Në kohën kur Messi kishte ndërruar vendbanim nga Rosario për në Spanjë, marrëdhënia e tyre me Antonelën u bë “platonike”, sipas mediumit spanjoll, AS.
Ndërkaq, e famshmja spanjolle raporton se gruja e Messit në atë kohë kishte qenë me një person, por që emri i tij nuk ishte bërë publik.
Ndërkaq, më vonë Antonella ndërpreu marrëdhëniet me ish-in e saj dhe rifilloi marrëdhëniet me Leon, me të cilin krijuan familje dhe se janë çift mjaft i lumutr.
Ndërkaq, e famshmja spanjolle ka sjellur edhe një fjali të ish-it të gruas së Messit: “Ajo më la, por të paktën nuk më la për ndonjë plak, më la për Messin”.
Vlen të përmendet se Messi dhe gruaja e tij po kalojnë momente të mira në Paris tani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.