×
  • Sport
  • Sport

    Fury pasi e nokautoi Whyte’in: Edhe ai do të bëhet kampion bote një ditë, por jo sonte

    Reporteri
    24 Prill 2022 | 0:04

    Boksieri i peshave të rënda, Tyson Fury e ka nokautuar pak momente më parë boksierin kundërshtar Dillian Whyte.

    Pas nokautimit të tij, në rundin e gjashtë, me një aperkat të pastër, ai tha se edhe Whyte mund të jetë një ditë kampion bote.

    “Dillian Whyte është një luftëtar dhe unë besoj që ai do të jetë kampion bote – por jo sonte, sepse u ndesh me një luftëtar. Ai ka zemër luan, por është kapur me boksierin më të mirë të peshave të rënda në planet”, ka thënë Fury.

    Fury, po ashtu, ka thënë se ish-boksieri legjendar Lennox Lewis do të ishte krenar me aperkatin e tij të sontshëm.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!