×
  • Sport
  • Sport

    Rebic drejt ‘divorcit’ me Milan, kjo është arsyeja

    Reporteri
    24 Prill 2022 | 10:07

    Durimi i AC Milan me Ante Rebic duket se po mbaron.

    Kuqezinjtë janë të zemëruar me paraqitjet dhe qëndrimin e tij.Sezoni i tretë i Ante Rebic në AC Milan ka qenë një katastrofë. Në një kohë kur kuqezinjtë po luftojnë për Scudetton, anësori kroat ka dhënë pak kontribut në këtë kauzë, përcjell ORAinfo.

    Me vetëm tre gola dhe dy asistime (të dyja në një ndeshje) në 25 paraqitje, 28-vjeçari shpesh i ka shikuar shokët e tij nga stoli.
    E, për këtë drejtuesit e AC Milan janë të zemëruar me Ante Rebic për një sërë arsyesh.

    Anësori kroat konsiderohet një lojtar me “karakter të veçantë”. Ndryshe nga Tonali që ka luajtur muajin e fundit pavarësisht një dëmtimi, Rebiç tërhiqet në shqetësimin e parë që ndjen.

    Derbi ishte vetëm shembulli i fundit. Rebic pretendoi se ai pësoi një lëndim në gju në pushim, pikërisht përpara se Pioli të bëhej gati për ta futur në fushë. Ekzaminimet mjekësore zbuluan se ai ishte klinikisht i përsosur.

    Rebixlc ka munguar deri më tani në gjashtëmbëdhjetë ndeshje.

    Në fakt, Rebic ka luajtur më pak se Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi 40-vjeçar suedez, i cili ka munguar gati gjysmën e sezonit, ka luajtur 120 minuta më shumë se Rebic. Pioli shpesh e ka gjetur veten në një pikë të vështirë duke u përpjekur të justifikojë mungesat e shumta të Rebiçit.

    Në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të kaluar, atë kundër Atalantës, Rebiç pretendoi një tjetër problem fizik raporton gazetari Andrea Longoni. Ekzaminimet mjekësore më pas nuk zbuluan asgjë. Pretendimet e Rebiç besohej se ishin një justifikim i qartë për të ruajtur veten për kampionatin e ardhshëm evropian.

    Drejtuesit e kuqezinjve besojnë se Rebic ndihet paksa i ofenduar për humbjen e pozicionit të tij të rregullt si titullar nga Rafael Leao.

    Pavarësisht arsyeve të mundshme pas qëndrimit të tij, AC Milan ka pasur mjaft. Kuqezinjtë kanë nxjerrë në treg sulmuesin e majtë kroat. Nëse vjen një ofertë e duhur, 28-vjeçari sezonin e ardhshëm do të luajë diku tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!