×
  • Sport
  • Sport

    PSG nuk e do, por Juventusi është afër transferimit të Di Maria

    Reporteri
    24 Prill 2022 | 11:09

    Periudha jashtëzakonisht e suksesshme shtatëvjeçare e argjentinasit në Parc des Princes tani po i afrohet fundit dhe një kalim në Itali mund të jetë gati, shkruan Reporteri.net.

    Siç raporton GOAL, Juventusi është duke “eksploruar” mundësinë e nënshkrimit të Angel Di Maria si një transferim i lirë, pasi Paris Saint-Germain ka vendosur të mos aktivizojë opsionin e rinovimit të kontratës me anësorin.

    Di Maria i ka kaluar shtatë vitet e fundit të karrierës së tij në PSG, i cili fillimisht e mori atë nga Manchester United për 52 milionë euro (44 milionë £/57 milionë dollarë) në gusht 2015.

    34-vjeçari ka qenë një anëtar kyç i skuadrës së Mauricio Pochettino edhe një herë këtë sezon, por mund të kalojë në një sfidë të re në Itali këtë verë.

    Në bazë të asaj çka raporton GOAL, Juve po kërkon një marrëveshje të mundshme për Di Marian, me moshën e tij, kërkesat për paga dhe gjendjen fizike të gjitha duke u vlerësuar.

    Dekreti për Rritjen e Serisë A mund t’i lejojë Juventusit të kursejë një shumë të konsiderueshme parash duke nënshkruar një lojtar nga një vend i huaj dhe Massimiliano Allegri beson se Di Maria do të ishte një përshtatje ideale për skuadrën e tij për shkak të cilësisë dhe përvojës së tij.

    PSG ka opsionin që të rinovojë automatikisht kontratën e Di Marias edhe për një sezon tjetër, por GOAL ka mësuar se ata nuk do të aktivizojnë klauzolën.

    Anësori dëshironte të qëndronte në Parc des Princes sepse familja e tij është vendosur në Paris dhe nuk ka menduar të rikthehet në Argjentinë sepse nuk dëshiron të pranojë një ulje të madhe pagash

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!