×
  • Sport
  • Sport

    U përfol për një transferim të mundshëm të Pogba tek Man City, kështu vendoset për të

    Reporteri
    25 Prill 2022 | 17:13

    Javë më parë nga GOAL është raportuar për një transferim të mundshëm të Paul Pogba tek kampioni në fuqi i Premier Ligës, por një gjë e tillë nuk duket të jetë e realizueshme, shkruan Reporteri.net. 

    Manchester City ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba sipas Daily Star.

    Francezi do të largohet nga Old Trafford kur kontrata e tij të skadojë në qershor dhe City u pyet nëse ata do të ishin të interesuar ta nënshkruanin atë si një transferim i lirë.

    Megjithatë, kampionët e Premierligës nuk do të lëvizin për Pogba, i cili gjithashtu është lidhur me Paris Saint-Germain.

    Veç kësaj, për yllin francez janë të interesuar edhe Real Madridi si dhe Juventus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!