Denzel Dumfries ka qenë një zëvendësues më shumë se adekuat për Achraf Hakimi në Inter, por sipas mediave në Itali, përfshirë këtu GDS, Interi po mendon që ai të shitet për çmimin e duhur te Bayern Munich ose Tottenham Hotspur, përcjell Reporteri.net.
26-vjeçari u nënshkrua nga PSV Eindhoven verën e kaluar për 13.7 milionë euro përfshirë bonuset.
Ai deri më tani ka luajtur 40 ndeshje gjithsej, duke shënuar pesë gola të gjithë në Serie A dhe duke dhënë shtatë asistime.
Sipas Sport Mediaset, Dumfries mund të ndjekë të njëjtin model, me një çmim minimal prej 40 milion € të vendosur për çdo blerës potencial.
Klubet më të interesuara për reprezentuesin holandez besohet të jenë Bayern Munich dhe Tottenham Hotspur i Antonio Contes.
Dumfries tashmë ka 32 ndeshje për Holandën, ku ka shënuar tre gola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.