×
  • Sport
  • Sport

    Në këtë javë do të ketë përballje të “zjarrta” në Superligë

    Reporteri
    25 Prill 2022 | 17:47

    Ditën e mërkurë të kësaj jave do të zhvillohen disa ndeshje shumë interesante në kuadër të Superligës së Kosovës, raundi i 31-të, shkruan Reporteri.net. 

    E, vëmendja më e madhe duket të jetë në Suharekë, ku Ballkani, skuadra e cila kryeson në tabelë të Superligës së Kosovës, do ta pret Dritën, e cila është shumë afër kualifikimit për herë të tretë në gara ndërkombëtare.

    Rëndësi më të madhe ka kjo ndeshje për Ballkanin, ku në rast se e fitojnë këtë ndeshje ata mund të shpallen kampion, pra matematikisht.

    Veç kësaj përballje, interesante konsiderohet të jetë edhe ajo ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës.

    Prishtinasit janë duke luftuar për të mbetur në Superligë, pasi ndeshjet e fundit është shfaqur rrezik për ta, ndërkaq Gjilani tenton ta forcojë pozitën e tretë, për të cilën Llapi janë shumë kërkues.

    Ndërkaq, Llapi do të udhëtojë në Malishevë, ku do të tentojë të ngjitet edhe më lart, derisa Malisheva është duke punuar që të mbetet në Superligë.

    Ndeshjet:

    Dukagjini-Feronikeli

    Gjilani-Prishtina

    Drenica-Ulpiana

    Malisheva-Llapi

    Ballkani-Drita

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!